“Tabuja jam unë, ajo është revolta ime”, Lekatari: Më shqetëson fallciteti i shoqërisë tonë

Zhaklin Lekatari gazetaria e tabuve ishte e ftuar në emisionin "Jeto me Orën' ku dhe është rrëfyer për jetën dhe karrierën e saj. Zhaklin u ndal tek shoqëria shqiptare sipas saj ka shumë injorancë dhe fallsitet. Lekatari rrëfeu momentin më të vështirë të jetës, ikja e babait.

Por ajo që i dha forcë për të vazhduar ishte krijimi i Tabui.al.

“Tabuja jam unë, ajo është revolta ime”- kështu u shpreh në studio Lekatari përballë moderatores Ana Kallaku.

Lekatari u ndal edhe tek sensibilizimi gjatë këtij muaji ku shfaqi edhe një video në mbështetje të grave që vuajnë nga kanceri i gjirit.