Foto nga vendosja e KFOR-it në Jarinjë e Bërnjak
Nga OraNews Përditësimi i fundit 2 Tetor 2021, 09:01
Sot pritet të marrë fund bllokimi i dy pikave kufitare, Jarinjë dhe Bërnjak, të cilat lidhin Kosovën dhe Serbinë.
Këto dy pika kufitare po qëndrojnë të bllokuara prej 20 shtatorit. Atë ditë, Qeveria e Kosovës mori vendim që të zbatojë masën e reciprocitetit në targat e makinave të regjistruara në Serbi.
Më 30 shtator u arrit marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë në Bruksel për çështjen e targave.
Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.

Pjesëtarë të KFOR-it duke shkuar në pikën kufitare në Bërnjak.

Disa kamionë në Bërnjak, që kanë bllokuar rrugën disa ditë.

Situata në Jarinjë në mëngjesin e së shtunës.

Dy pjesëtarë të KFOR-it duke biseduar me zyrtarë të Policisë së Kosovës në pikën kufitare në Jarinjë.
Burimi:Gazeta Express
