Në mbrojtje të grave, kërcënohet deputetja shqiptare
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Adriana Matoshi, është kërcënuar për shkak të angazhimit të saj në mbrojtje të drejtave të grave.
Lajmin e ka bërë vetë Matoshi në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, teksa thekson se nuk frikësohet dhe nuk do ndalojë së ndihmuari gratë të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre.
“Ditëve të fundit jam bërë cak i kërcënimeve të ndryshme për shkak të angazhimit tim në mbrojtje të drejtave të grave, sidomos ndihmës që po ju jap grave të cilat me vite kanë pësuar dhunë psiqike e fizike nga burrat e tyre.
Gabon rëndë ai që mendon që më frikëson, sepse hyrja ime në politikë dhe paralment ka një mision, i cili nuk do të pushojë para se çdo nënë, motër e grua ta fitojë lirinë dhe të drejtën e vet elementare njerëzore për të jetuar e lirë dhe e pacënuar nga askush.”- shkruan ajo.