E rëndë/ Nënë e bir vdesin nga Covid-19 brenda javës
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Shtator 2021, 11:17
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Volos të Greqisë, ku nënë e bir humbën jetën nga Covid-19 brenda javës.
58-vjeçari, i cili ishte shtruar në spitalin infektiv në Volos nuk mundi t'i të duronte komplikimet serioze të shkaktuara nga virusi në trupin e tij, si pasojë ai vdiq në spital.

Gjithashtu mësohet se një javë më parë ishte ndarë nga jeta dhe nëna e 58-vjeçarit, e cila po ashtu ishte shtruar në spitalin e Volosit, pasi ishte infektuar me Covid-19.
Mediet greke raportojnë se nënë e bir nuk besonin te pandemia dhe si rrjedhojë nuk ishin të vaksinuar./Ora News/
