Vjosa Osmani takohet me Bill Clinton: Jemi aleati i SHBA për paqe në botë kurdo e kudo

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani është takuar në SHBA me ish-presidentin amerikan Bill Clinton.

Osmani në një postim që ka bërë në rrjetet sociale, ka ndarë disa foto nga takimi, ndërkohë krahas tyre shkruan se Kosova do të lartësojë veprën për vlerat e demokracisë amerikane duke kultivuar miqësinë me SHBA.

“Ju keni lartësuar vlerat e demokracisë amerikane, ne do ta lartësojmë veprën tuaj, duke kultivuar miqësinë me SHBA-të dhe duke qenë aleat në përpjekjet e saj për paqe në botë kurdo e kudo”, shkruan Osmani./ Ora News/