Video/ Helikopterë serbë fluturojnë përbri kufirit me Kosovën

Tre helikopterë të Ushtrisë Serbe fluturuan afër kufirit Kosovë-Serbi në pranë vendkalimit Jarinje sot( 24 shtator) rreth orës 16:00.

Sipas Kosovo-online, këto janë avionë "Mi-35", të njohur si "karroca të djallit" ose "fortesa fluturuese", helikopterë modernë të prodhimit rus.

Avionët fluturuan mbi Jarnje për disa minuta, ndërsa njësitë speciale të policisë së Kosovës i shikonin në heshtje.

Helikopterët "Mi-35", për shkak të performancës së tyre të lartë, konsiderohen si një nga helikopterët më të mirë të sulmit në botë, të destinuar për kryerjen e detyrave luftarake në të gjitha kushtet e motit.

Ndërkohë ka pasur raportime nga mediat në Kosovë se këta helikopterë kanë kaluar kufirin dhe janë futur në Kosovë, çfarë mbetet e pakonfirmuar deri më tani.