"Zgjohet" pas 50 vitesh, vullkani alarmanon ishullin në Spanjë, 5 mijë të evakuuar

Pesë mijë spanjollë janë evakuar nga ishulli La Palma prej rrezikut të një vullkani që është aktivizuar pas 50 vitesh. Kryeministri Sançez anuloi një udhëtim të planifikuar drejt Amerikës për të mbërritur në ishullin spanjoll.

Vullkani që shpërtheu rrezikshëm në La Palma ka detyruar evakuimin e ishullit spanjoll dhe zbritjen në terren të vetë kryeministrit Pedro Sançez.

Vullkani u aktivizua pasditen e së dielës duke ngritur në ajër hi dhe lavë të kuqe e cila shkatërroi disa shtëpi afër tij.

Autoritetet ndërhynë për të evakuar rreth 5 mijë banorë të rrezikuar.

Mbi 70 mijë të tjerëve iu kërkua të ruajnë qetësinë pasi vullkani deri tani po shpërthen në mënyrë të kufizuar.

Ekipet zjarrfikëse ndihmuan në shuarjen e flakëve të provokuara nga situata.

Shpërthimi i vullkanit ishte i pritshëm për autoritetet spanjolle pasi zona prej ditësh po regjistronte aktivitet të shtuar sizmik dhe ngritja e tokës në disa vende tregonte për akumulim të magmës.

Vullkani në La Palma ishte joaktiv prej vitit 1971 ndërsa arkipelagu i Kanarieve, ku ishulli bën pjesë, prej gati 10 vitesh nuk regjistronte një shpërthim vullkanik.

"Zgjohet" pas 50 vitesh, vullkani alarmanon ishullin në"Zgjohet" pas 50 vitesh, vullkani alarmanon ishullin në"Zgjohet" pas 50 vitesh, vullkani alarmanon ishullin në