Rusi: Studenti hyn me automatik në kampusin e Universitetit e vret tetë persona, njerëz të frikësuar hidhen nga dritaret VIDEO

Rusi: Studenti hyn me automatik në kampusin e Universitetit e vret

Tetë persona janë konfirmuar të vdekur ndërsa 6 të tjerë janë të plagosur  pasi një person hyri në kampusin e universitetit dhe qëlloi me automatik. Ngjarja u regjistrua rreth orës 11:00 me orën lokale të së hënës në kampusin e universitetit Perm, qytet në Rusi.

Policia arrestoi autorin.

Pamjet e dala në rrjetet sociale tregojnë moment shokuese në një prej universiteteve më të vjetra.

Në një video duket që të rinjtë kërcejnë nga dritarja të tmerruar për të ikur. Vetë autoritetet e Universitetit i bënë thirrje studentëve të iknin nga kampusi apo të mbylleshin në dhomat e tyre.

Autoritetet thanë se autori ishte një student i Universitetit. Ai është identifikuar si Timur Bekmansurov, 18 vjeç I cili para se të kryente aktin kishte përshkruar në rrjetet sociale motivet.