Tronditëse/ Nëna vret 3 fëmijët, ulërimat e babait
Një ngjarje tronditëse po transmetohet në mediet britanike.
Një nënë ka vrarë 3 fëmijët e sja, disa ditë pasi familja ishte shpërngulur në Zelandën e Re.
Familja ishte shpërngulur nga Afrika e Jugut në Zelandën e Re vetëm disa ditë më parë.
Pasi përfunduan karantinën 14-ditore, ata shkuan në shtëpinë e tyre të re në qytetin e Timaro.
Mbrëmjen e së enjtes (16 shtator) , teksa Graham Dickasson u kthye nga puna, e gjeti veten para një pamjeje tragjike.
Tre vajzat e tij, binjaket 2-vjeçare Carla dhe Maya dhe 6-vjeçarja Lian, kishin vdekur.
Autorja i vrasjes së trefishtë është 40-vjeçarja, nëna e tre vajzave, Lauren.
Lauren, sipas Daily Mail, u paraqit në gjykatë ku u akuzua për vrasje të trefishtë.

Ajo heshti gjatë gjithë proceseve gjyqësore dhe më pas u dërgua në një klinikë psikiatrike ku do të qëndrojë deri në paraqitjen e saj të radhës, më 5 tetor.
Për shkak të legjislacionit vendas, shkaku i vdekjes së 3 vajzave nuk është publikuar.
Ulërimat e babait kur pa tre fëmijët e tij të vdekur
Fqinjët e familjes përshkruan atë që ndodhi në mënyrë dramatike pasi babai i tre vajzave u kthye në shtëpi të enjten mbrëma. "Si mund të jetë e vërtetë?" bërtiste babai, sipas një fqinjëve.
"Zhurma e parë që dëgjuam ishte dikush duke qarë dhe më pas dëgjuam një zhurmë të fortë sikur dikush po mbyllte një derë," tha fqinji i familjes Jade Welley .
"Ne pamë dikë përmes gardhit tonë që qante."
“E pyetëm nëse ishte mirë. Ai nuk na u përgjigj, ai bërtiste dhe qante," tha Cooper.

“Jemi në gjendje shoku”, thotë gjyshja e vajzave.
Gjyshja e vajzave tha se familja ende po përpiqej të kuptonte se çfarë kishte ndodhur.
"Ata i donin fëmijët e tyre ..."
Një ish -fqinj i familjes në Afrikën e Jugut, i cili nuk donte të përmendet, tha se çifti ishte thellësisht mirënjohës për ardhjen e fëmijëve të tyre në botë.
"Ata ishin të lumtur që i kishin sepse Lauren kishte bërë shumë përpjekje për të mbetur shtatzënë dhe kur ajo kishte lindur dhe fëmijët ishin absolutisht të lumtur," tha ajo.

