Cotillard fiton “çmimin e karrierës” në Festivalin e Filmit në Spanjë
Aktorja franceze Marion Cotillard mori çmimin “Donostia” për arritje në karrierë, në Festivalin e Filmit “San Sebastian” që ka çelur siparin në Spanjë. Ajo u prezantua në këtë ngjarje të madhe si producente me dokumentarin 'Bigger than us'. Festivali “San Sebastian” do të përmbyllet më 25 shtator.
Aktorja franceze, Marion Cotillard është vlerësuar me “Çmimin e Karrierës” në Festivalin e filmit “San Sebastian”, që ka hapur siparin në Spanjë. 45-vjeçarja, fituese e çmimit Oscar si “Aktorja më e mirë” për rolin e saj si Edith Piaf në "La Vie en Rose" u vlerësua si producente me dokumentarin 'Bigger than us'.
Memelli përgëzon Skënderbeun. Ilir Daja: Humbëm 2 pikë në Korçë
18 Shtator, 22:13
Ndërsa trofeun ia akrodoi aktorja spanjolle dhe mikesha e saj e mire, Penélope Cruz.
“Unë dua të falënderoj Festivalin e Filmit “San Sebastian” që më nderoi sonte dhe që më shoqëroi në një kapitull të ri në udhëtimin tim kinematografik: debutimin tim si producente. Është një sfidë e re për mua të tregoj historitë e botës dhe qenies njerëzore " u shpreh aktorja teksa mbante në duar trofeun e “Donostia”.
Cotillard "ka shkëlqyer në prodhimet evropiane dhe të Amerikës së Veriut, duke demonstruar talent të barabartë në role dramatike, komike dhe aksion".
Aktorja është shfaqur gjithashtu në "Midnight in Paris" të Woody Allen dhe filmin Batman "The Dark Knight Rises".
Festivali gjithashtu pritet t'i japë çmimin këtë vit yllit të Hollivudit Johnny Depp, i njohur si Jack Sparrow në "Pirates of the Caribbean".
Vendimi ka ndezur polemika pasi Depp kohët e fundit humbi një çështje kundër një gazete britanike që e cilësontë dhunues të ish-gruas së tij, aktores Amber Heard.
Festivali i 69-të i filmit “San Sebastian”, ngjarja e filmit me profilin më të lartë në botën spanjishtfolëse, zhvillohet nga 17 deri më 25 shtator.

