Kujdes! Ky është tipari më i rrezikshëm i çdo shenje të horoskopit
Çdo shenjë e horoskopit ka një karakteristikë "të rrezikshme" dhe është mirë ta njihni atë si për veten ashtu edhe për njerëzit përreth jush.
Dashi, personat e kësaj shenje shpërthejnë papritmas, dhe shpesh herë pa asnjë arsye të veçantë. Ky tipar së bashku me impulsivitetin e dashit është një nga karakteristikat më të rrezikshme.
Demi është tepër kokëfort dhe në qoftë se vë diçka të në mendje, nuk sheh e nuk dëgjon asgjë dhe askënd.
Binjakët nuk janë aspak të organizuar, ka shumë të ngjarë që t'i lënë punët në mes të rrugës, pasi mërziten shumë shpejt.
Gaforrja ndryshon humor 100 herë në ditë. Është shumë e vështirë të qetësosh një gaforre.
Luani duket se është shenjë dominuese, por thellë thellë personat e kësaj shenje janë shumë të pasigurt dhe të vetmuar. Ata mund t'ju zemërojnë shumë shpejt.
Virgjëresha, organizimi dhe perfeksioni i tyre shpesh acarojnë njerëzit përreth.
Peshorja, ndonjëherë keni pritshmëri të larta nga tjerët. Kjo ju bën pak të bezdishëm.
Akrepi, personat e kësaj shenje janë shumë kokëfortë, vështirë se do i ndryshoni mendim.
Shigjetari, ndonjëherë gjykoni pa i njohur situatat dhe njerëzit mirë. Kjo ju bën të dukeni negativ.
Bricjapi, tipari më i rrezikshëm i personave që i përkasin kësaj shenje janë nervat.
Ujori, nëse dikush ua bën borxh atëherë ju nuk logjikoni më dhe nxirrni të gjitha sekrete e atij personi që ju ka acaruar.
Peshqit, edhe pse janë në ndër shenjat me të buta të zodiakut, kur bëhet fjalë për çështjet familjare personat e kësaj shenje bëhen shumë hakmarrës.

