Elton John shtyn koncertin në 2023, shkak problemet shëndetësore
Sir Elton John ka shtyrë turneun e tij të ardhshëm në Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropë që pritej të mbahej këtë vit deri në 2023, për shkak të një problemi shëndetësor. 74-vjeçari I cili duhej të performonte së shpejti në Mançester, Londër, Leeds, Liverpool, etj nuk dha një datë të saktë, por foli për riplanifikim.
"Me trishtim të madh dhe zemërthyer jam i detyruar të riplanifikoj gjithë turneun," tha Sir Elton në një deklaratë. Gjendja ime pas dëmtimit në ije që pësova gjatë pushimeve verore nuk po përmirësohet dhe mjekët më këshillojnë operacion”, shtoi ai.
Kjo është hera e dytë që këngëtari me famë botërore shtyn koncertet e tij, pas pezullimit për shkak të pandemisë.
"Unë e di se sa të durueshëm kanë qenë fansat e mi që kur Covid ndërpreu turneun vitin e kaluar, dhe shpreh keqardhjen që do t’i mbaj në pritje më gjatë," tha ai.
Në fillim të këtij muaji, Sir Elton njoftoi se do të publikojë një album të ri të titulluar “The Lockdown Sessions”, që përmban bashkëpunime me këngëtarë si Dua Lipa, Nicki Minaj, Stevie Wonder dhe Stevie Nicks.
Muzikanti veteran gjatë periudhës së përballjes me Covid-19 u shfaq së bashku me Sir Michael Caine në një video promovuese, duke mbështetur vaksinimin.
Nënshkruhen 11 marrëveshje mes Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut
16 Shtator, 14:46

