"Arjola Shehu në fushën e aktrimit", ja ku do e shohim moderatoren e emisionit "Ditë e Re"

Moderatorja e emisionit "Ditë e Re", Arjola Shehu konfirmoi sot pjesëmarrjen në serialin shqiptar "Nina".

Arjolën tashmë do ta shohim edhe në fushën e aktrimit. Ajo njoftoi se në serial luan rolin e psikologes.

"Është hera e parë që xhiroj skena për serial. Ishte eksperiencë e bukur", tha Arjola.

"Nina" është seriali shqiptar që do të transmetohet së shpejti në RTSH.

Nina është një grua beqare në kërkim të partnerit, e cila ka angazhuar gjithë miqtë e saj për ta ndihmuar në gjetjen e partnerit idel.

Producenti i serialit, Agim Poçari thotë në emisionin "Ditë e Re"  në Rtv Ora se Shqipëria kishte kohë pa prodhuar një produksion të sajin origjinal. Ai thotë se audienca ka nevojë për prodhime shqiptare dhe jo turke.

"Serial kishte kohë që në Shqipëri nuk prodhohej. Jam i lumtur që po prodhohen tashmë disa seriale shqip në vendin tonë. Më mirë të shohësh seriale shqip, sesa turke", thotë producenti.

Fatos Berisha, një ndër aktorët e serialit shprehet i lumtur për bashkëpunimin dhe punë në ekip. Ai thotë se ky serial ishte një sfidë për 'të. Aktori bën me dije se xhirimet e serialit u bënë në periudhën e pandemisë.

"Ishte për mua një sfidë e re. Ky është seriali i tretë i imi dhe shpresoj dhe i vërteti. U binda sepse më  pëlqeu skenari, por më shumë ishte ekipi dhe produksioni që më siguruan seriozitet dhe siguri. Sigurisht xhirimet ishin të vështira, sepse u bën në kohë pandemie"

"Arjola Shehu në fushën e aktrimit", ja ku do e shohim

Episodi i parë i serialit "Nina" do të shfaqet të dielën në orën 20:35 të mbrëmjes  në RTSH.