E rëndë! Motra vret vëllanë e vogël e më pas dhe veten
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Zvicër, ku motra ka vrarë vëllanë e më pas ka vrarë edhe veten.
Mediat zvicerane, bëjnë me dije se 26 vjeçarja Eliza Z, ka plagosur për vdekje vëllanë e saj Giuseppe Z, 25 vjeçar dhe më pas i ka dhënë fund edhe jetës së saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në në qytetin Frick, ndërsa trupat e viktimave sipas Prokurorisë janë gjetur brenda banesës së tyre.
Ndërkohë mësohet senë vendngjarje është gjetur edhe një thikë, që dyshohet se ka qenë dhe arma e krimit.
Deri më tani ende nuk dihen shkaqet e ngjarjes së rëndë, por është përjashtuar mundësia e përfshirjes së palës së tretë.
Nga kjo ngjarje janë alarmuar fqinjët, ndërkohë prindërit që ishin të strehuar te banesa e fëmijëve që janë strehuar tek të afërmit./ Ora News/

