Putin: Dhjetëra persona të infektuar me Covid-19 në mjedisin tim
Nga OraNews Përditësimi i fundit 16 Shtator 2021, 14:42
Presidenti rus, Vladimir Putin tha sot se ai duhet të kalojë "disa ditë" në izolim pasi dhjetëra njerëz rreth tij u infektuan me Covid-19, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.
"Në mjedisin tim nuk janë një ose dy, por dhjetëra të infektuar me koronavirus", tha presidenti rus gjatë një takimi përmes telekonferencës së Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive, e cila po mban një samit në Dushanbe,Taxhikistan.
Putin shtoi se ai do të jetë akoma në karantinë "për disa ditë".
Një ditë më parë, presidenti rus kishte njoftuar se ai duhet të izolohet dhe të anulojë pjesëmarrjen e tij në samite, sepse kontaktoi një koleg që u infektua me Covid-19.
