Francë/ Pezullohen nga puna 3,000 punonjës shëndetësorë të pavaksinuar
Refuzimi ndaj vaksinave u ka kushtuar vendin e punës rreth 3 mijë mjekëve e infermierëve francezë, të cilët kishin datën 15 shtator si afat fundor për imunizimin kundër koronavirusit.
Mijëra punonjës të sektorit shëndetësor në Francë janë larguar nga detyra për shkak se refuzuan vaksinën kundër Covidit-19.
Bëhet fjalë për 3 mijë persona ose 0,1 për qind e stafit të mjekëve dhe infermierëve në spitalet dhe qendrat mjekësore të vendit.
"Një numër i madh shkarkimesh janë të përkohshme pasi shumë nga punonjës, që kryesisht janë ndihmësa dhe pak doktorë, kanë vendosur të vaksinohen prej detyrimit," tha Olivje Veron, ministri francez i Shëndetësisë.
Ministri shtoi se është siguruar vazhdimësia dhe cilësia e shërbimit spitalor, edhe pse ka pasur vonesa për disa punë më të specializuara.
Vaksinimi ndaj koronavirusit të ri u bë i detyrueshëm në muajin korrik për të 2,7 milionë punonjësit shëndetësorë që ka Franca në spitale, në qendrat e përkujdesjes për të moshuarit dhe për shërbimin ambulator.
E mërkura ishte afati i fundit për t'u vaksinuar.
Çifti i papërmbajtur vë në siklet qytetarët dhe arsyeja është...
16 Shtator, 11:39
Bashkë me këtë masë, për qytetarët e thjeshtë po aplikohet tani pasaporta e vaksinimit në bare, restorante dhe në ambientet artistike.
Franca ka ndër normat më të larta të imunizimit kundër kovidit dhe rreth 70 për qind e francezëve i kanë të dyja dozat e vaksinës.

