Përdhunohet brutalisht dhe lihet e vdekur në autobus gruaja indiane

Një grua indiane është sulmuar dhe përdhunuar në Mumbai të Premten, e më pas ka gjetur vdekjen nga plagët e saj.

Lidhur me rastin aktivistët thonë se ka një ngjashmëri me përdhunimin brutal në grup të vitit 2012 dhe vrasjen e një studenteje që bëri që miliona gra të kërkojnë për ligje më të ashpra.

Gruaja, 34 vjeç, u gjet e shtrirë pa ndjenja brenda një mini autobusi në lagjen periferike të Sakinaka, tha komisari i policisë në Mumbai, Hemant Nagrale në një konferencë shtypi të Shtunën.

Ajo thuhet se është përdhunuar dhe sulmuar me një shufër hekuri. Gruaja u pranua në Spitalin Rajawadi dhe fillimisht iu përgjigj trajtimit, por vdiq nga plagët e saj të Shtunën.

Policia arrestoi një burrë nën dyshimin për përdhunim dhe vrasje, pasi u identifikua nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Inspektor i lartë i policisë në stacionin e policisë Sakinaka, tha se viktima dhe autori i dyshuar ishin të dy të pastrehë. Nëse shpallet fajtor, i dyshuari mund të përballet me dënimin me vdekje.

Aktivistja kundër përdhunimit dhe të drejtat e grave Yogita Bhayana tha se rasti i së premtes në Mumbai kishte tronditur edhe një herë kombin sepse ishte tepër i ngjashëm me përdhunimin famëkeq dhe vrasjen e studentes 23-vjeçare Nirbhaya në New Delhi në 2012.

Vdekja e saj hodhi në qendër të vëmendjes sulmet seksuale në Indi dhe rriti shqyrtimin mbi krimet kundër grave.

Rasti shënoi një pikë kthese në vend dhe nxiti miliona gra të protestonin për ligje më të ashpra mbi sulmet seksuale.