Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar/ Reagon për herë të parë Armina Mevlani: Mos ia qani hallin!
Ish- Kryeministri Sali Berisha u përjashtua nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike javën e kaluar, vendim i cili u mor nga Kryedemokrati Lulzim Basha.
Vendimi i Bashës ka qenë një nga temat më të diskutuara ditët e fundit, ndërsa sot mesa duket ka zgjedhur që të reagojë edhe blogerja Armina Mevlani, njëkohësisht dhe nusja e djalit të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Bashkëshortja e Shkëlzen Berishës, ka bërë një koment në një postim të këngëtares Olta Gixhari, gjë e cila nuk ka shpëtuar nga ndjekësit.
Këto të fundit kanë zgjedhur të replikojnë me blogeren, pikërisht pas komentit që ka bërë kjo për Gixharin.
“Sa gjynah vjehrri,”- shkruan një orej tyre, ndërkohë që edhe Mevlani nuk ka hezituar t’i përgjigjet.
“Moj ja qaj hallin”- shkruna blogerja.

