Video/ Shpërthen linja e gazit në kompleksin e apartamenteve, 4 të plagosur, 2 persona raportohen të zhdukur
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Shtator 2021, 10:00
Të paktën katër persona kanë mbetur të plagosur pas shpërthimit të një linje gazi në një kompleks pallatesh në Dunwoody, Georgia, në zonën e Atlantas.
Raportohet se 2 persona rezultojnë ende të pagjetur.
Në total 3 njësi apartamentesh janë prekur nga shpërthimi.
Nuk dihet ende nëse 2 personat e pagjetur ishin në ndërtesë në momentin e shpërthimit.
Autoritetet kanë evakuuar të gjithë banorët e bllokuar, ndërsa shkaku i shpërthimit nuk dihet ende.
Policia po heton për të zbuluar burimin e shpërthimit, shkruan the Sun. /OraNews/
If y’all know Anyone who lives at Arrive Perimeter apartments check on them
— ???? D A D D Y (@shoutout2dekaye) September 12, 2021
A gas line blew up at the entrance and several people are trapped inside of the building pic.twitter.com/UFja2G2Hiw
