Nju Jork ndalon shitjen e makinave të reja me benzinë dhe naftë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Shtator 2021, 19:01
Lista e vendeve që shpallin ndalimin e shitjes së makinave të reja me benzinë dhe naftë po rritet.
Guvernatorja e qytetit të Nju Jorkut, Kathy Cole, ka nënshkruar një ligj që zbaton ndalimin e automjeteve me benzinë dhe naftë në Nju Jork.
Siç u njoftua përmes Zyrës së Shtypit Cole, nga viti 2035 do të ndalohet shitja e makinave të reja me benzinë e naftë, në qytetin më të madh dhe më të populluar në SHBA.
Sipas njoftimit, të gjitha makinat e reja të që do të shiten nga 2035 në Nju Jork duhet të lëshojnë 'zero' dioksid karboni.
BE është gjithashtu e vendosur të heqë motorët termikë./Ora News/
Njihuni me 3 shenjat e horoskopit që dashurohen me personat e gabuar
12 Shtator, 18:26

