Avioni me 14 pasagjerë në bord bën ulje emergjente, katër të vdekur
Katër persona u vranë kur një aeroplan i vogël me 14 pasagjerë dhe dy anëtarë të ekuipazhit bëri një ulje emergjente në një pyll në Siberinë juglindore , njoftoi Ministria e Mbrojtjes Civile .
Avioni, i tipit L-410, ishte nisur nga Irkutsk dhe u rrëzua 4 kilometra nga destinacioni i tij, në fshati Kazatsinkoye.
Sipas informacioneve të para, kishte disa dëmtime mekanike që e detyruan ekuipazhin të tentonte uljen e detyruar.
Raportet e para thanë se 11 nga pasagjerët ishin bllokuar në rrënojat, por ishin gjallë.
Ekipet e emergjencën ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për të nxjerrë personat e plagosur nga rrënojat.
Updated: People from the crashed plane began to shout when they noticed the lanterns in the taiga approaching rescuers. pic.twitter.com/icQVs4hP7y
— Wᵒˡᵛᵉʳᶤᶰᵉ Uᵖᵈᵃᵗᵉˢ???? (@W0lverineupdate) September 12, 2021
