Sërish me Robert Berishën?! Nora Istrefi sqaron çdo gjë: Do vazhdojë të...
Ish-çifti i njohur, Nora Istrefi dhe Robert Berisha, janë kthyer përsëri në vëmendjen e mediave, pasi së fundmi kaanë udhëtuar së bashku jashtë Kosovës.
Dyshja së bashku me vajzën e tyre Renee, kanë shijuar së bashku pushimet, ndërkohë që nuk kanë munguar fotot e shumta në rrjetet sociale, çka ka bërë të spekulohet se ata mund t’i kenë rregulluar sërish raportet mes tyre.
Por nisur nga lajmet e shumta të mediave rozë për çiftin, vetë këngëtarja ka bërë një sqarim publik.
Në një ‘Instastory’ në rrjetet sociale, Istrefi thotë se raportet me Robert Berishën, nuk janë siç kanë qenë, pra që nuk janë në një marrëdhënie, teksa shton se ajo do qëndrojë me babin e vajzës së saj, përderisa kjo e fundit është e lumtur.
“Nuk e di sa është e rrugës të sqarohem për herën e 100-të, por në fakt më shumë më shqetëson mendësia se sa shkrimet për raportet tona me Robertin. E kam thënë, do ta them dhe vazhdoj ta mbroj kauzën që pas çdo ndarjeje kur fëmijët janë në mes, lumturia e tyre është primare (hiç anash inatet ballkanike, thashethemet dhe paragjykimet). Unë do të vazhdoj të kaloj kohë me babin e Renee’s përderisa ajo është e lumtur, ndërsa në raportet tona personale nuk ka ndryshuar asgjë përveç një miqësie korrekte, nuk e di a ju lumturon ky sqarim, por do të doja më shumë të ishte vetëdijësues”, ka sqaruar Nora.

