Kaos në aeroportin e Kabulit: Militantët përdorin gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën, plagoset një shtetas gjerman

Militantët e aeroportit të Kabulit kanë përdorur gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën që përpiqet të hyjë në aeroport pasi Pentagoni deklaroi dje se operacionet e evakuimit nga Afganistani do të përshpejtohen shkruan Wall Street Journal.

Ndërkohë një funksionar tha se ushtarët kanë qëlluar edhe në ajër. Nuk është e qartë nëse të shtënat kanë qenë nga ushtarët amerikanë.

“Dje kanë mbërritur persona të tjerë të plagosur me armë zjarri nga aeroporti i Kabulit, 5- 6 persona. Përleshjet në aeroport janë ende. Është i vetmi vend ku vijon të jetë kaosi dhe tensioni. Bëhet fjalë për 10 mijë persona që po përpiqen të evakuohen."

"Pacientët e plagosur që vijnë në spitalin tonë nuk duan të flasin” tha Alberto Zani një zyrtar në qendrën e emergjencave për të plagosurit e luftës në kryeqytetin afgan.

Ndërkohë një shtetas gjerman është qëlluar me plumb teksa po përpiqej të hynte në aeroport në përpjekje për tu larguar nga Afganistani.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se të plagosurit i është dhënë ndihma e shpejtë dhe nuk i rrezikohet jeta.

Të shtënat janë tregues të rritjes së kaosit në aeroport.

Agjencia gjermane e lajmeve duke cituar një përfaqësues të ambasadës gjermane i ka bërë thirrje të gjithëve të bëjnë kujdes për shkak të konfuzionit dhe incidenteve e armë tek portat e hyrjes.