Merkel "në shtëpinë" e Putin, kancelarja viziton Rusinë para largimit nga politika në shtator

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, ndodhet në Moskë ku do të takohet  me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, përpara largimit të saj përgjithnjë nga politika.

Takimi i së premtes pritet të fokusohet te axhenda ndërkombëtare, si kriza e fundit në Afganistan, stabiliteti në Ukrainë dhe Bjellorusi, e ardhmja e gazsjellësit "Rrjedha Veriore 2" dhe te standardet politike e demokratike që aplikon Moska.




Kancelarja Merkel qëndron prej gati 16 vitesh në pushtet dhe 20 vite i ka konsumuar presidenti Putin, herë si president, herë si kryeministër.

Zëdhënësi i qeverisë gjermane tha se burgosja e opozitarit rus, Aleksei Navalni, vitin e kaluar i ka tendosur raportet mes dy vendeve.

Kancelarja gjermane, në moshën 67-vjeçare, e flet rrjedhshëm rusishten dhe ka thënë se në Rusi po shkon për dialog, pasi është mënyra se si përmirësohen marrëdhëniet shtetërore.