Në polici, 10 mln lekë pa garë/ Karathanos fiton me “Pegasus” dy tendera për mirëmbajtje pajisjesh
Dy tendera me fond rreth 10 milionë lekë janë dhënë pa garë nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë. Në prokurim ka marrë pjesë vetëm Pegasus, e cila ka ofruar thuajse të njëjtën shumë me ofertën e dhënë prej zyrtarëve të rendit.
Policia e Shtetit vazhdon të zhvillojë tendera ku pjesëmarrës është vetëm një kompani që rrjedhimisht është dhe fituese.
Bëhet fjalë për dy prokurime, "mirëmbajtje 3-vjeçare për 3 aparaturat e GC/MS me fond limit rreth 8 122 000 lekë" dhe "mirëmbajtje 3-vjeçare për HPLC me fond limit 2.497 mijë lekë", aparatura këto që shërbejnë për analiza të ndryshme që i shërbejnë policisë.
Në prokurim ka marrë pjesë vetëm kompania Pegasus me pronar Janis Karathanon që rrjedhimisht është fituese e kësaj kërkese të Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Edhe qentë po ikin nga Afganistani
17 Gusht, 16:11
Madje rezulton që dhe oferta e dhënë prej subjektit është fituesja e kësaj shumë që do të zgjasë për tre vite.
Shuma e dhënë për dy tenderat nga Pegasus shkon në 10 milionë e 579 mijë e 995 lekë, duke kursyer vetëm rreth 40 mijë lekë shtetit.
Ekspertët prej kohësh kanë tërhequr vërejtjen se për shkak të mungesës në tendera kompanitë fitojnë duke ofruar shumë të përafërt me fondin limit.
Ndërsa në ato raste kur ka më shumë kompani pjesëmarrëse dhe oferta është shumë më e ulët.
Edhe kryeministri Edi Rama kërkoi nga institucionet të lejojnë dhe të bëjnë të mundur konkurrencën në tendera, por duket se ende nuk ka një reagim nga kompanitë e Janis Karathanos, të cilat kanë shkaktuar edhe më herët debate në Shqipëri.
Kjo sidomos pas tenderave në Ministrinë e Shëndetësisë.

