"Fluturojnë" çmimet, transporti e ushqimet u rritën me 4.4 për qind, zarzavatet me 16 %
Rinisja e lëvizjes pa shumë masa kufizuese pas shtrëngesave të vëna prej pandemisë ka sjellë dhe rritjen e çmimeve.
Sipas të dhënave të INSTAT transporti dhe ushqimet kanë shënuar shtrenjtimin më të madh gjatë muajit korrik, edhe pse krahasuar me qershorin shtesa maksimale shkon në 1.46 për qind.
Por krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë fatura e udhëtimit është shtuar me 4.4 për qind.
Kjo e ndikuar dhe nga rritja e çmimit të karburantit me të paktën 20 lekë, kjo edhe si pasojë e lëvizjes në bursat ndërkombëtare. Sa i përket ushqimeve dhe pijeve alkoolike çmimet janë rritur me 4.1 për qind.
Në këtë të fundit janë zarzavatet dhe patatet që janë shtrenjtuar më shumë duke shkuar me 16 për qind.
Edhe komunikimi, duhani, hotelet, kafenetë dhe restoranti është rritur me 1 deri në 2 pikë. Ndërsa qiratë dhe arsimi kanë ndryshuar shumë pak.
INSTAT raportoi se ndryshimi vjetor i indeksit të çmimeve të konsumit në muajin Korrik 2021 është 2,2 % më i lartë që prej vitit 2018 duke regjistruar dhe një përmirësim të situatës ekonomike të paktën për konsumin.
Nga ana tjetër niveli I pagave ka ndryshuar pak teksa është përkeqësuar papunësia.
