"Jam rritur me fluturimin", Xhonatan Islami tregon pasionin për hedhjen me parashutë

Djali i Alket Islamit, kreut të Federatës së Aeronautikës, Xhonatan Ismali ka treguar për Ora Verore se si nisi pasioni i tij për fluturimet me parashutë.

Për moderatoren Feride Kuqi ai u shpreh se është rritur që i vogël me fluturimin dhe tani i është kthyer në një pasion me të cilin jeton çdo ditë.

"Të them të drejtën jam rritur që i vogël me fluturimin dhe më vjen mirë që arrita ta mësoj si sport dhe ta përvetësoj ta kthej në pasionin tim dhe pse jo të jetoj me këtë pasion. Përsa i përket angazhimeve tona i kemi deri diku të ndara angazhimet me babain tim, por gjithmonë na piqen në pjesën e sportit, aty ku vjen dhe pjesa e organizimit të eventeve.

Fluturimi im i parë ka qenë si pasagjer me një pilot nga Kosova që tashmë fluturon me ne. Një nga fluturimet që do mbetet gjatë në memorien time është dhe fluturimi im i parë vetëm. Vija nga një muaj stërvitje intensive dhe mezi e prisja atë moment. Ishte një nga ato momentet kur ti ke vite që e pret dhe ke shumë emocion, por në të njëjtën kohë ke dhe një kënaqësi shumë të madhe," tha Islami.