Këndon në gjuhën greke, Blerina Balili: Me paragjykojnë, unë marr lekun
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2021, 20:29
Këngëtarja e mirënjohur e muzikës popullore, Blerina Balili në një intervistë për Ora Verore me moderator Ronaldo Sharka u shpreh se shpesh e paragjykojnë që këndon në gjuhën greke.
Këngëtarja tha se kjo është punë dhe mendon se këto janë budallallëqe.
"Është budallallëk për mendimin tim sepse unë quhem këngëtare. Te puna ku vete do dalë një që jeton Greqi dhe do nxjerrë lekët e do kërkojë "filan" këngë. Unë do ta këndoj sespe jam në punë, shkoj të marr lekët jo të ndaj partitë, shtetet, budallallëqet.
Nuk jam për këtë. Mentaliteti ynë këtu pse greqisht pse atë...po të këndoja italisht s'do ta kishin problem, po të këndoja anglisht s'do ta kishin problem. Pse pikërisht këndoj greqishten, këto janë budallallëqe," tha këngëtarja.
