"Jam legjendë"- G Bani sqaron memen e famshme: Jam sepse...

Këngëtari G Bani u shpreh për emisionin Ora Verore nën autorësinë e moderatorit Ronaldo Sharka se është legjendë për faktin se ka qenë modest gjatë gjithë karrierës së tij dhe çdo gjë që ka arritur e ka arritur vetë.

"Jam legjendë sepse kam dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në muzikë, në zhanrin e repit shqiptar edhe për të çliruar emocionet e njerëzve të cilët kanë dashur të thonë gjëra dhe unë jam bërë zëri i popullit dhe emigrantëve shqiptarë.

Nuk kam treguar pordhët karakteristike që tregojnë të ashtuquajturit artistë ose repista të Shqipërisë, kam qenë gjithmonë me këmbë në tokë. Kam pasur gjithmonë dashuri të çiltër, jo o zemra unë kam lek dhe do të blej me lek. Edhe për këtë kontribut që e kam bërë tek pullë, sepse këtë karrierë e kam bërë me punë. Për këtë punë them se jam legjendë," tha këngëtari.

Për emisionin e plotë klikoni linkun e mëposhtëm: