Bari “After Bark” në Londër ofron pije freskuese për qentë e klientëve
“After Bark” është bari i parë në Londër, i cili shërben për të gjithë klientët e tij, koktej për njerëzit ndërsa për miqtë më katër putra, “puptails”.
“Ne nuk jemi një qendër për qentë, por një qendër ku mund të bashkohen njerëzit dhe qentë e tyre së bashku. Aspekti human është shumë i rëndësishëm për ne. Ne as nuk i vendosim ata të parët, por i trajtojmë të barabartë, në të njëjtën platformë.”
Koktejlet e qenushëve janë 100% jo alkoolike dhe me një menu specifike, siç e shpjegon dhe pronarja e “After Bark”.
“Puptails” qe ne kemi ne menu janë të bëra me panxhar dhe karrotë të pagatuar. Mund të jenë dhe cajra me luleradhiqe, rodhe të miksuara me rrënjë të ndryshme pemësh, të themi gjëra që përgjithësisht dhe ne i vendosim nëpër çajrat tonë freskues."
Ky hap i ri, i ndërmarrë nga Jamie Swan ka gjetur mbështetjen e klientëve të cilët po ashtu shprehen mjaft pozitivë.
"Unë mendoj se shumë njerëz që mbajnë qen në shtëpi ndihen si të izoluar bashkë me ta, e sidomos në periudhën e pandemisë. Ndaj mbetet një vend i këndshëm ku njerëzit mund të takohen bashkë, të marrin dhe qenushët me vete, dhe pse jo dhe ata të bëjnë të njëjtën gjë, të pinë dhe ndonjë gotë në të njëjtën kohë.”
Madje, klientët e “After Bark” e vlerësojnë barin e ri, pasi ka ndikuar dhe në socializimin e kafshëve mes njëra-tjetrës.
"Kjo është (Mochi), është vetëm një vjeçe. Kohët e fundit, për shkak të pandemisë ajo u bë shumë e ftohtë, pavarësisht kujdesit tonë ditor. Por këtu ajo vërtet ndryshoi. Tashmë mund të takojë miq të tjerë, njerëz dhe gjithçka është thjesht super."
“After Bark” është i pozicionuar në Lindje të Londrës dhe ngadalë po shndërrohet në ambientin e preferuar për të gjithë klientët, të cilët preferojnë të pushojnë bashkë me qenushët e tyre.
