"Hallexhinj jemi të gjithë shoku Rama", këngëtarja e revoltuar ndaj kryeministrit: Nuk na ndihmoi gjatë pandemisë

Këngëtarja Blerina Balili ka treguara për emisionin Ora Verore se pandemia e koronavirusit i preku të gjithë artistët. Pavarësisht kësaj, Balili tha se kryeministri Rama refuzoi t'i ndihmonte dhe për këtë arsye u shpreh e revoltuar ndaj tij.

"Ne na ka dëmtuar jashtë mase korona dhe shoku Edi Rama nuk na u përgjigje, na u përgjigje shumë ashpër kur të kërkuam dhe ne si gjithë të tjerët. Na the rrini në shtëpi, por kemi dhe ne halle, familje, kupton. Siç ke ti zotëri. Por the ju keni të na jepni dhe neve, jo t'iu japim ne juve.

Përderisa unë paguaj taksa çdo muaj jam brenda rregullave zotëri, kështu që duhet të paguash sepse mora një refuzim shumë të madh. Edi Rama unë të dhashë dhe votën, jo për gjë. S'kisha votuar kurrë. Të paktën të përgjigjesh për nevojat e popullit, jo për disa, por për të gjithë, sepse familje dhe hallexhinj jemi të gjithë shoku Edi Rama," tha këngëtarja.

Për emisionin e plotë klikoni linkun e mëposhtëm: