Shikoni Videon/ Majmuni kafshon në mes të intervistës moderatoren e "Ora Verore"
"Ora Verore" me moderator Feride Kuqin ishte në Karaburun për të sjellë për shikuesit e emisionit që transmetohet në RTV Ora e Ora News bukuritë e këtij vendi.
Për të vizituar këtë gadishull janë shumë anije të cilat vihen në dispozicion të turistëve. Një prej tyre është dhe anija me piratin Aleksandër Sparo.
Ndërsa ishin ulur në tavolinë për të vijuar intervistën majmuni në një moment kafshoi moderatoren. Shikoni reagimin e saj.
Ora Verore, një prodhim i Yldon Media Group, nën autorësinë e Ronaldo Sharka, sjell freskinë e verës në shtëpinë tuaj. Ronaldo Sharka dhe Feride Kuqi, nga jugu në veri sjellin bukuritë e vendit si kurrë më parë, jetën e natës, pushimet e personazheve më në zë të momentit si dhe shumë situata qesharake. Çdo ditë në RTV Ora, 19:00 dhe 23:00 në Ora Neës, si dhe në të gjitha platformat sociale.
Shikoni emisionin