Rikthet G Bani: E gjej veten ende në tregun shqiptar

G Bani, një nga këngëtarët më të pëlqyer të publikut edhe sot, ka qenë i ftuari i radhës në emisionin Ora Verore nën autorësinë e moderatorit Ronaldo Sharka.

I pyetur nëse e gjen ende veten në tregun shqiptar, G Bani tha se i ka ndërtuar themelet që në fillim dhe njerëzit vazhdojnë akoma ta duan.

"Në tregun shqiptar e gjej veten jo vetëm për faktin që kam hedhur themele dhe disa tulla ndërtimi në muzikën moderne shqiptare dhe ka shumë njerëz që më duan dhe më japin dashuri të çiltër. Qëkur erdha në portin e Sarandës e deri te miqtë e mi më ndalonin njerëzit rrugës. Është dashuri të cilën nuk e gjej në asnjë shtet tjetër," tha këngëtari.

Për emisionin e plotë klikoni linkun e mëposhtëm: