Ekskluzive/ Finem & Solo: Nuk keni parë gjë akoma, ne nuk ndalemi

Për herë të parë dhe ekskluzivisht, dy reperat që bënë për vete shqiptarët me miliona klikime, Finem & Solo ishin pjesëmarrës në emisionin  OraVerore me moderator Ronaldo Sharka dhe Feride Kuqi.

Pas performancës së tyre në qytetin e Sarandës të dy artistët u shprehën se e kanë pritur suksesin  dhe premtuan hite të reja verore.

"Gjithë këtë sukses e kemi pritur, do presim më shumë se s'kemi gjënë gjë akoma. Me pak fjalë nuk keni parë gjë akoma," tha Finem.

"Di t'ju them që Solo dhe Finem nuk ndalen këtu. Shumë koncerte po vijnë, do jetë një verë shumë e nxehtë," tha Solo.

Ne na mbetët veçse të presim dhe të shijojmë hitet e reja që dy  artistët premtuan.

Ndiqni intervistën e plotë në linkun e mëposhtëm: