Talibanët rinisin pushtimet/ Zaranj baza e parë e pushtuar në Afganistan, largohet guvernatori
Tërheqja e forcave amerikane dhe të aleancës ndërkombëtare të luftës ndaj terrorizmit ka sjellë rikthimin e luftimeve në Afganistan.
Prej disa ditësh militantët talibanë janë riaktivizuar duke krijuar edhe një herë bazat e tyre. Këtë të dielë mësohet se provinca Zaranj është e para që mund të bjerë në duart e tyre.
Një burim në provincën afgane Zaranj thotë se militantët talibanë janë duke hyrë në qytet, teksa guvernatori dhe zyrtarët e tjerë të kësaj province janë larguar, duke i lënë hapur rrugën grupit militant që të marrë nën kontroll qytetin e parë të madh, që prej se nisi ofensivën katër muaj më parë.
Megjithatë lajmet janë ende kontradiktore, pasi raportimet vendase flasin për luftime mes policisë lokale dhe talibanëve vazhdojnë pjesë të qytetit
Ofensiva në Zaranj vjen pas njoftimit se në Kabul është vrarë kreu i Qendrës së Informimit të Qeverisë afgane, Dawa Khan Menapal.
Vrasja e tij është incidenti i fundit i talibanëve që pati në shënjestër zyrtarët e qeverisë, teksa talibanët po vazhdojnë ofensivën e tyre edhe në qytete të tjera të mëdha përfshirë Heratin, Kandaharin dhe Lashkar Gahin.
Luftimet në Afganistan janë intensifikuar prej 1 majit, kur Shtetet e Bashkuara dhe shtetet e tjera, zyrtarisht filluan të tërheqin trupat e tyre nga ky shtet. Tërheqja e trupave pritet të përfundojë gjatë këtij muaji.

