Përdhunoi dhe abuzoi një grua për 4 vite, arrestohet 44-vjeçari në kufirin shqiptaro-grek
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Korrik 2021, 10:26
Një 44 vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia greke, pasi akuzohet se ka abuzuar dhe përdhunuar një grua për 4 vite me radhë.
Mediet greke bëjnë me dije se 44 vjeçari është arrestuar në pikën kufitare me Shqipërinë, në doganën e Kristalopigjisë, pasi autori po tentonte të largohej në Shqipëri.
44-vjeçari u dërgua te Gjykata e Shkallës së Parë në Kastoria, e cila urdhëroi që ai të transferohej në Zakynthos për tu gjykuar nga autoritete përkatëse.
Tetë ishujt grek që janë një hap para izolimit
30 Korrik, 10:06

