Bypasi i Vlorës e nis punën me trafik të rënduar, rëndohet lëvizja e makinave në Kaninë

Bypassi i Vlorës i sapo hapur nga kryeministri Rama ka filluar menjëherë me trafik të rënduar.

Kjo e dielë për pushuesit ka bërë që të ketë trafik të rënduar edhe në aksin me të ri rrugor në Vlorë.

Bëhet fjalë për një pjesë problematike e cila kalon mes për mes fshatit Kaninë, ku hasen shumë probleme duke bllokuar qarkullimin.

Radhë shkojnë diku te 5 km duke bërë që ketë ndalim të qarkullimit vetëm tek kjo pjesë, më pas trafiku lehtësohet.

Pak dit ëmë parë kryeministri Rama lajmëroi hapjen e këtij aksi rrugor, ndërkohë që nuk munguan as ankesat duke theksuar se është një rrugë e ngushtë.

Bypasi i Vlorës e nis punën me trafik të rënduar,