Shkodër, plagoset nga RENEA i kërkuari nga policia, transportohet me urgjencë drejt Tiranës

Një person raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër.

Mësohet se shtetasi Ardian Narkaj është shpallur në kërkim për akuzën e vrasje në rrethana cilësuese.

Policia e Shkodrën prej 2 ditësh ndodhej në zonën e Dukagjinit, ku po zhvillonte operacion për asgjësimin dhe sekuestrimin e çdo bime kanabis sativa dhe në një moment është pikasur Ardian Narkaj duke kryer lëvizje të dyshimta.

Pasi është konfirmuar se kishin të bënin me një person i cili ishte i shpallur në kërkim, efektivit e ka vëzhguar deri në momentin që forcat RENEA kanë zbarkuar në zonën e Dukagjinit.

Aty gjatë momentin të arrestimit të tij u plagos nga forcat RENEA, pasi këta të fundit iu kundërpërgjigjem me armë sulmit të 52-vjeçarit Ardian Narkajt.

Ai është rreth 50 vjeç dhe është duke u transportuar për në Spitalin e Traumës në Tiranë, pasi gjendja e tij është e rëndë.