Durrës, 19-vjeçari plagoset me thikë pas konfliktit, në kërkim autori

Një 19-vjeçar mbeti i plagosur me thikë pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja është regjistruar në orën 16:20 në Durrës. Shtetasi A. B., ka lënduar me mjet prerës (thikë), shtetasin S. G., 19 vjeç, banues në Hamallaj, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shërbimet e Policisë vijojnë krehjen e zonës për kapjen e autorit të dyshuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.