Fundjava "përmbyt" Durrësin me pushues, bllokohet trafiku drejt plazhit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Korrik 2021, 11:51
Fluks i madh mjetesh drejt plazhit të Durrësit këtë të dielë.
Në disa zona, nga fluksi i madh i mjeteve në qarkullim është bllokuar edhe trafiku duke sjellë shqetësime të udhëtarëve të cilët nxitonin drejt plazhit të Durrësit ashtu edhe atij të Golemit.
Ndërkohë që këtë fundjavë Durrësi është përballur edhe me një fluks të madh të pushuesve që vijnë nga Italia.
Të shtunën në këtë qytet kanë ardhur rreth 5 mijë veta me 4 tragete.
Po ashtu edhe ditën e sotme kanë mbërritur edhe 3 tragete të tjera.
Ndërsa në mbrëmje priten edhe 2 tragete të tjera nga Bari me 6000 persona secili.


