Betonieret/Bie alibia e Veliajt, mjetet e tonazhit të rëndë qarkullojnë gjatë ditës edhe për privatët

Lëvizja e betoniereve dhe mjeteve të rënda mespërmes Tiranës në çdo orë të ditës është kthyer në një shqetësim serioz për qytetarët me ndotjen, zhurmat dhe trafikun e rënduar. Ky fenomen u justifikua nga kryetari i Bashkisë, Erion Veliaj, me faktin se mjetet e rënda po lejohen të lëvizin pasi janë angazhuar në punë publike. Por vëzhgimi i kamerave të Ora Neës ditën e enjte provokoi faktin se mjetet në fjalë nuk ndërtojnë as spitale, as shkolla, as rrugë por kulla palate private.

 “Vera për ne është kundra intuitive, kur është pushim për shumicën, ne punojme me mjete të rënda".

Kryebashkiaku, Erion Veliaj, ka deklaruar se bashkia e Tiranës po shfrytëzon sezonin veror për ndërtimin e veprave publike ndaj dhe ka prani të shtuar të betoniereve dhe mjeteve të tonazhit të rëndë në rrugë të ndryshme të kryeqytetit.

E  duket që këtë situate po e shfrytëzojnë edhe ndërtimet private.

Në mes të ditës dhe në qendër të Tiranës, mjete të tilla vështirësojnë qarkullimin rrugor dhe bëhen shkak për zhurma e ndotje.

Ndryshe nga çfarë pretendon Kryebashkiaku, mjetet e rënda lejohen të lëvizin jo vetëm kur janë në shërbim të ndërtimit të objekteve publike, por edhe në kantiere private, çka ndalohet kategorikisht nga ligji jashtë orarit të përcaktuar.

Për çdo përdorues automjeti lëvizja e mjeteve të rënda përgjatë ditës është kthyer në një stres të përditshëm.

 Në nenin 3 të udhëzimit mbi kufizimet e mjeteve të rënda për transportin rrugor thuhet se "ndalohet qarkullimi i mjeteve rrugore ose kombinimit të tyre, që ndikojnë në rrjedhshmërinë e qarkullimit dhe në kushtet e sigurisë rrugore për përdorim publik.”

Megjithatë ky nen nuk po zbatohet jo vetëm nga Bashkia por as nga Policia Rrugore dhe institucionet e mjedisit.