93-vjeçarja nga Dukati: U martova 17 vjeçe pa njohur burrin
Sade Aliçkaj është nëna nga Dukati, që u kthye në një ndër personazhet më të klikuar në rrjetet sociale, vitin e kaluar. Zëri i saj karakteristik, historitë dhe pozitiviteti i nënës fituan zemrat e publikut shqiptar, duke e bërë atë virale në rrjetet sociale.
Për të dytin vit radhazi 93 vjeçarja flet për emision "Ora Verore". Ndërsa rrëfen për martesën me bashkëshortin, ajo pohon se nuk e njihte dhe se për herë të parë e pa në ditën e dasmës.
"Unë nuk e njihja burrin kur kam ardhur këtu ( kur jam martuar), sepse ashtu ishte koha. Atëherë ishte kohë e keqe. Tani ju të rinjtë e gëzofshi këtë kohë. Nuk e njihja fare e burrin, vetëm kur erdha këtu në shtëpi pa martesës, atëherë e pash. Ai kishte bërë shkollë, unë nuk kisha shkollë. Unë kam qenë çobane", thotë nëna 93 vjeçare.

