Rrëzohet autobusi, raportohet për 31 viktima, shkak shpejtësia e shoferit

Rrëzohet autobusi, raportohet për 31 viktima, shkak shpejtësia e

Të paktën 31 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë plagosur, në Bolivi, pasi një autobus doli nga rruga duke u rrëzuar në një greminë. Po ashtu si pasojë janë plagosur edhe 10 persona të tjerë

Mediat  e huaja, bëjnë me dije se sipas hetimeve paraprake, shkak i aksidentit tragjik, ka qenë shpejtësia e lartë e shoferit.

Mësohet se disa nga të plagosurit që tashmë janë dërguar në spital, janë në gjendje të rëndë shëndetësore.

Aksidenti ndodhi në provincën Tsukisaka, ndërkohë në fotot e publikuar në rrjetet sociale, shihet pamje nga vendi i ngjarjes.