Video/ Kërkoi të zbriste nga avioni, ekuipazhi lidh pasagjeren
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur gjatë fluturimit të një avioni të “American Airlines”.
Në një video që kanë publikuar mediat e huaja, shihet se një grua e cila ndodhej në avion, ka bërtitur pasi donte të zbriste nga avioni .
Avioni ishte nisur nga aeroporti i Dallasit për në Charlotte. Ndërkohë, që kishin bërë vetëm gjysmën e udhëtimit dhe ndodheshin në ajër, pasagjerja bërtiste dhe kërkonte nga stafi që të hapeshin dyert, pasi dëshironte të zbriste.
“Ti ti … Hap dyert … Unë dua të zbres,” dëgjohet të bërtasë ajo, ndërsa përplas dyert e daljes.
Më pas, ekuipazhi ndërhyri dhe për ta qetësuar e lidhën në sedilje dhe i vendosën ngjitës në gojë, në mënyrë që të mos ngrihej nga vendi dhe të mos i dëgjohej gjithashtu edhe zëri.
Videoja e postuar në mediat sociale ku gruaja shihet e lidhur nuk është e rreme, siç konfirmoi nga American Airlines.

