Rritet bilnaci, rrufeja vret 38 persona në Indi, 11 midis tyre ishin duke bërë selfie
Të paktën 38 persona kanë humbur jetën në Indi, si pasojë e stuhive me rrufe intensive gjatë ditëve të fundit. Sipas policisë, mësohet se midis viktimave 11 prej tyre, në momentin fatal ishin duke bërë seflie në një monument historik të shekullit XXII, raporton "Guardian".
Autoritetet njoftuan kompensimin financiar për familjet e viktimave dhe atyre që u plagosën, ndërkohë departamenti meteorologjik ka paralajmëruar edhe më shumë rrufe në dy ditët e ardhshme.
Goditjet e rrufesë janë të zakonshme gjatë sezonit të musoneve në Indi, i cili zgjat nga qershori deri në shtator.
Më shumë se 2,900 njerëz janë vrarë nga rrufeja në 2019, sipas shifrave më të fundit zyrtare të disponueshme.
#Jaipur: Eleven tourists lost their lives and another eight sustained injuries during a lightning strike near the Amer Fort. pic.twitter.com/6xNZe2JUFJ
— IANS Tweets (@ians_india) July 12, 2021
