Këto janë 3 shenjat më posesive dhe xheloze të horoskopit
Personat posesivë e kanë të vështirë të ndajnë sendet e tyre, por edhe ndjenjat me të tjerët. Në fakt, ata të mendojnë se personi tjetër u përket dhe përpiqen ta kontrollojnë atë vazhdimisht.
Sipas astrologjisë, shenjat e mëposhtme konsiderohen më posesive dhe e kanë të vështirë të mos ushtrojnë kontroll mbi partnerin e tyre.
Dashi
Kur Dashi dashurohet, i ka sytë vetëm për partnerin dhe kërkon të njëjtën gjë prej tij. Ai bëhet tepër posesiv dhe xheloz kur kupton se nuk ka vëmendjen e plotë të partnerit.
Demi
Posesiviteti i personave që i përkasin kësaj shenje vjen nga nevoja e tyre për siguri. Fraza "e imja" i karakterizon, prandaj dhe e përdorin shumë shpesh, që në moshë të vogël. Ata mendojnë se të tjerët i përkasin. Xhelozia e kombinuar me posesivitetin e tyre mund t’i bëjë të padurueshëm dhe shumë të vështirë në marrëdhënien e tyre në çift.
Akrepi
Persona që i përkasin shenjës së akrepit, kanë frikë tradhtinë dhe braktisjen, prandaj dëshirojnë të kenë kontroll mbi partnerin e tyre. Është paradoksale, pasi akrepat janë gjithmonë në kërkim të personave të pavarur, por çuditërisht kur janë në një marrëdhënie përpiqen të kufizojnë dhe të kontrollojnë partnerin./marieclaire.gr
