Itali/ Emigrantët shqiptarë kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes për njohjen e pensioneve

Në Bari, Firenze dhe Torino, emigrantët shqiptarë i janë bashkuar manifestimit të grupeve sindikaliste italiane e kërkojnë nënshkrimin e marrëveshjes së të drejtës së pensioneve mes Italisë e Shqipërisë.

Protesta sot është organizuar nga shoqata Diaspora 91-99.

"Punojmë si çdo punëtor italian e kërkojmë të njëjta të drejta. Paguajmë kontribute sociale shtetit italian e kërkojmë të drejtën tonë  të marrjes së pensionit e njohjen e viteve të punës si në Shqipëri e më Itali" janë kërkesat e tyre.

Manifestuesit shqiptarë mbajnë simbolet kombëtare për të tërhequr vëmendjen e autoriteteve e grupeve sindikaliate për të mbështetur kauzën e tyre.

Itali/ Emigrantët shqiptarë kërkojnë nënshkrimin e