“Dorëzohet” Bjellorusia, liron nga burgu gazetarin kritik dhe të dashurën e tij

Bjellorusia ka liruar nga burgu gazetarin kritik Roman Protasevich dhe të dashurën e tij Sofia Sapega. Gazetari i cili u arrestuar në avion është lënë tashmë në “arrest shtëpie”, ka konfirmuar babai i tij për BBC.

Roman Protasevich u mor në paraburgim nën dyshimin e nxitjes së trazirave pas kapjes së tij në 23 maj.

E dashura e tij, shtetasja ruse Sofia Sapega, u arrestua bashkë me të dhe gjithashtu është zhvendosur në arrest shtëpiak, thanë prindërit e saj për BBC.

BE-ja iu përgjigj incidentit të avionit me sanksione ndaj Bjellorusisë.

Babai i  Protasevich Dmitry tha se akuzat kundër të dy të arrestuarve nuk ishin tërhequr , raporton BBC Russian.

Gazetari përballet me akuza që përfshijnë organizimin e trazirave masive dhe për të cilat ai mund të dënohet deri në 15 vjet burg, ndërsa zonja Sapega akuzohet gjithashtu për shkaktimin e trazirave.

Vendet perëndimore akuzojnë Bjellorusinë për rrëmbimin e avionit Ryanair që u detyrua të ulej në Minsk për një kërcënim të supozuar të bombës, shkruan BBC.