Specializantët kërkesë Ministrisë së Shëndetësisë: Na ktheni në punë, largimi i padrejtë!

Mjekët specializantë kanë dalë kundër vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë për tu shkëputur kontratën e punës.

 Përmes një shkrese të firmosur nga 37 specializantë i kërkohet këtij institucioni që të tërhiqet nga urdhri i firmosur disa ditë më parë.

Ata argumentojnë se nuk ka një ligj që u ndalon të angazhohen në punë të paguar edhe kur janë me studime.

Ndër të tjera situate në shëndetësi duket se shkon në favor të rinjve.

Kjo pasi në spitale dhe qendra shëndetësore numri i mjekëve është i ulët krahasuar me normën për 1 mijë banorë.

Ndaj ata shprehen se largimi i vendosur do të sjellë më shumë kosto për pacientët, të cilët do të marrin shërbimin me vonesë.

Në përfundim të letrës firmëtarët deklarojnë se nëse do të përballen me refuzimin atëherë reagimi i tyre do të përshkallëzohet në rang kombëtar.

Madje ata nuk përjashtojnë as nisjen e një procesi ligjor.

Pas publikimit të lajmit në media për largimin nga puna të mjekëve specializantë ministria e Shëndetësisë deklaroi se kjo është një procedurë e përvitshme dhe se punësimet me kontratë të plotë realizohen përmes portalit.