Vendosin monedhë në vendin e vaksinës dhe nuk bie? Pipero flet për eksperimentin viral

Një eksperiment social i vendosjes së monedhës në vendin e vaksinës dhe ajo nuk bie u bë virale ditët e fundit.

Por si qëndron e vërteta?
 Mjeku infeksionist Pëllumb Pipero në një intervistë për Ora News ka një këshillë.

 “Nuk e kam provur dhe nuk e di por është rastësi. Nuk besoj në efektet anësore të vaksinës. Këshilloj qytetarët të mos merren me gjerat e rastësishme por të konsultohen për të qenë të qetë. Nuk ka asgjë shkencore.”

Kur do themi fituam luftën?

Në intervistën për gazetaren e Ora News, Anxhela Celibashi Pipero thotë se ky virus i ka shumë të pakta mundësitë për të qenë me ne më shumë se vera që vjen. Pandemitë e këtij lliji shkojnë 2.5 - 3 vjet jo më shumë.